Telegrafi

Eksporti i mallrave nga Maqedonia gjatë vitit 2017 shënon rritje

Foto: Ilustrim

Eksporti i mallrave prej Republikës së Maqedonisë nga janari deri në nëntor 2017 ka shënuar rritje prej 18,6 për qind. Vlera e mallit të eksportuar, sipas të dhënave të publikuara të Entit Shtetëror për Statistikë, është 5.175.429 mijë dollarë amerikanë.

Vlera e mallit të importuar, në të njëjtën periudhë, është 6.977.194 mijë dollarë amerikanë, që është për 13,8 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Deficiti tregtar, në periudhën janar-nëntor 2017, është 1.801.765 mijë dollarë amerikanë.

Më shumë janë eksportuar katalizatorë të mbajtësve me metale të fisnikëruara ose bashëdyzimet e tyre, setet e përçuesve për ndezje dhe ngjashëm, për automjete, aeroplanë apo anije, automjetet motorike për transportimin e 10 ose më shumë personave, duke e përfshirë edhe shoferin, me motor me djegie të brendshme me ndezje me ndihmën e kompresionit (dizel ose gjysmëdizel) dhe veshje.

Në periudhën janar-nëntor 2017, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit të jashtëm tregtar, Republika e Maqedonisë më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë./Telegrafi/