Telegrafi

Eksporti japonez shënoi rritje rekorde

Sipas të dhënave zyrtare, kërkesa e automobilave japonezë, elektronikës dhe prodhimeve tjera po rritet, pasi u zvogëlua gjatë krizës ekonomike globale kur Japoninë më së shumti e goditi në vitin 2008, lajmëroi qendra hulumtuese japoneze Norinçukin.

Eksporti në shkurt u rrit për 45.3 për qind dhe arrinte 5.13 trilionë jenë (56 miliardë dollarë), që është rritja më e madhe nga prilli i vitit 1980.