Telegrafi

Eksporti gjerman zvogëlohet për 23 për qind

Gjermania, e cila vlen si lider botëror në eksport, në shkurt të këtij viti shënoi suficit prej 8.7 miliardë euro, përballë suficitit prej 17,1 miliardë euro në shkurt të vitit 2008.

Kriza në ekonominë botërore në mënyrë drastike reflektohet mbi ekonominë gjermane.

Të dhënat flasin për rënien më të madhe ekonomike gjatë 15 viteve të fundit. Megjithatë, sipas të dhënave të para të punëtorëve statistikorë, Gjermania edhe në vitin 2008 ishte vendi më i madh eksportues në botë para Kinës.