Telegrafi

Eksporti bie me 20%

Por parametrat e tjere, përkundur krizës globale financiare, si sistemi financiar në Kosovë u vlerësua të jetë i qëndrueshëm dhe nuk pritet të hasë në vështirësi dhe probleme të caktuara.

Në konferencën me temë “Financimi i përgjegjshëm në Kosovë”, të organizuar nga Banka Qendrore e Kosovës, u tha se roli i planifikimit dhe kontrollit të saktë të financave është përgjegjësia më e lartë shtetërore dhe institucionale e njerëzve që janë të zgjedhur në detyra të tilla.

Ministri Ahmet Shala, pohoi se Kosova ka hartuar ligje të mira në këtë sektor, të cilat mundësojnë që një shtet i ri të ketë një menaxhim të financave në mënyrë të përgjegjshme. 

Sipas tij, në javët dhe muajt në vijim do të jenë më të dinamizuar në këtë drejtim për të mundësuar që fondi prej 400 milion të kthehen në qarkullim.

Ministri Shala po ashtu njoftoi se është formuar edhe Komiteti kombëtarë për stabilitet financiar dhe menaxhim të krizave të cilët takohen çdo muaj për të analizuar situatën. /Telegrafi/