Site icon Telegrafi

Eksporti 27 milionë, importi 242 milionë euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor të këtij viti, ku thuhet se përqindja më e madhe e eksportit ishte në Serbi (14.2 për qind), Shqipëri (12.1 për qind), Maqedoni (11.3 për qind), Indi (10.0 për qind), Bullgari (6.4 për qind), Zvicër (4.8 për qind) etj. Ndërsa, sipas të dhënave, përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (13.9 për qind), Gjermania (12.1 për qind), Kina (9.2 për qind), Turqia (8.9), Italia (8.8 për qind), Maqedonia (6.0 për qind) etj.

Sipas ASK-së, të dhënat e Tregtisë së Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për muajin tetor 2015, prej 214,8 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 205,3 milionë Euro me periudhën e njëjtë të vitit 2014. Eksporti mbulon importin me 11.2 për qind.

ASK thotë se eksporti i mallrave në muajin tetor 2015 kishte vlerën 27,1 milionë Euro, ndërsa importi 242,0 milionë Euro, është një rënie prej (-8.5 për qind) për eksport, si dhe një rritje prej (3.0 për qind) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.

“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: (36.4 për qind) e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; (23.1 për qind) produktet minerale; (9.0 për qind) plastika, goma dhe artikujt prej tyre; (7.4 për qind) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; (6.0 për qind) produktet bimore; (4.3 për qind) tekstili dhe artikujtt prej tij etj. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: (1 3.9 për qind) e përbëjnë produktet minerale; (12.2 për qind) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; (10.9 për qind) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; (10.7 për qind) metalet bazë dhe artikujt prej tyre; (9.3 për qind) produktet e industrisë kimike; (7.1 për qind) plastika, goma dhe artikujt prej tyre; (6.0 për qind) mjetet e transportit etj. Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e CEFTA-s, të cilat marrin pjesë me (44.6 për qind) për eksport dhe (28.4 për qind) për import. Ndërsa, vendet e BE-së marrin pjesë me (29.6 për qind) për eksport dhe (42.6 për qind) për import. Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Serbi (14.2 për qind), Shqipëri (12.1 për qind), Maqedoni (11.3 për qind), Indi (10.0 për qind), Bullgari (6.4 për qind), Zvicër (4.8 për qind) e.t.j”, thuhet në njoftim të ASK-së.

Ndërsa, sipas të dhënave, përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (13.9 për qind), Gjermania (12.1 për qind), Kina (9.2 për qind), Turqia (8.9), Italia (8.8 për qind), Maqedonia (6.0 për qind) etj. /Telegrafi/

Exit mobile version