Telegrafi

Eksportet shënojnë rritje gjatë 2010

Lidhur me importet, janë në vlerë prej 42 miliardë lekë mallra, me rritje 0.7 për qind në krahasim me tetorin dhe rritje 10.6 për qind në krahasim me një vit më parë. Deficiti tregtar i këtij muaji është 27.5 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 1.9 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 2.4 për qind krahasuar me një vit më parë.

Sipas INSTAT-it, tregtia me vendet e BE është 66.3 për qind, ku partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Kurse me Italinë, eksporti është 52.8 për qind dhe importi 30 për qind, ndërsa me Greqinë, eksporti është 5.1 për qind dhe importi 12.2 për qind.

Krahasimi me muajin paraardhës për disa nga grupmallrat tregon që eksporti i grupit “Ushqime, pije, duhan” u rrit 22.7 për qind, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u rrit 9.4 për qind, kurse eksporti i grupit “Materiale ndërtimi dhe metale” u ul 18.3 për qind. /Telegrafi/