Telegrafi

Eksportet gjermane u pakësuan me 6,3 për qind në janar

Eksporti në Gjermani ishte rritur, gjatë 4 muajve të fundit të vitit 2009, gjë që shihej si faktori që kishte nxitur rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Po sot, Britania tha se prodhimi i industrial ra me 1 për qind gjatë muajve dhjetor –janar.

Megjithë rëniet nga njëri muaj tek tjetri, si Gjermania, edhe Britania kanë shënuar rritje ekonomike krahasuar me janarin e vitit 2009.

Disa zyrtarë thanë se dimri i ashpër mund ta ketë dëmtuar ekonominë e të dy vendeve.

Megjithatë, kryeministri britanik paralajmëroi sot se rimëkëmbja ekonomike mbetet e brishtë. Ai tha po ashtu se është tepër herët të tërhiqen programet qeveritare të hartuara për stimulimin e rritjes ekonomike.