Site icon Telegrafi

Eksportet gjermane të armëve në Turqi arrijnë në nivelin më të lartë në gati 20 vjet

Qeveria gjermane ka miratuar eksportet e armëve në Turqi në vlerë prej 230.8 milionë euro në vitin aktual.

Kjo shifër, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shënoi nivelin më të lartë në gati 20 vjet, sipas informacionit të lëshuar nga Ministria e Ekonomisë në Berlin.

Eksportet e miratuara përfshijnë 79.7 milionë euro armë lufte dhe 151.1 milionë euro pajisje të tjera ushtarake, citohet të ketë thënë ministria.

Hera e fundit që ky nivel eksporti u dërgua nga Gjermania në Turqi ishte në vitin 2006, theksojnë mediat e huaja.

Lejet e eksportit dhe dërgesat gjermane të armatimit në Turqi, një anëtare e NATO-s, u ulën ndjeshëm pas një grushti të supozuar në Turqi në vitin 2016 dhe operacioneve që konsiderohen kundër terrorizmit të Turqisë në Sirinë veriore. /Telegrafi/

Exit mobile version