Policia e Durrësit ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së mbrëmjes së djeshme në Fushë-Krujë, ku nga tre persona u hodh nja sasi tritoli tek 5 makina të parkuar.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka arrestuar ditën e sotme tre personat, të cilët janë:
• Skënder Vathi 49 vjeç, banues në Fushë-Krujë;
• Erjon Tema 19 vjeç, banues në Krujë;
• Erges Duka 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
‘Rreth orës, 17:45 në lagjen “Punëtori” në Fushë-Krujë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta kanë vendosur një sasi lënde plasëse eksplozive në mjetin tip Volsvagen Passat me targa AA 545 LS në pronësi të shtetasit S.T. 48 vjeç, banues në Fushë-Krujë, të cilin e kishte të parkuar pranë biznesit të tij, rrobaqepësi.’, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga shpërthimi mësohet se është dëmtuar xhami i përparmë i makinës, xhamat e rrobaqepësisë, si dhe janë dëmtuar 5 automjete të tjerë të parkuara aty pranë.
Policia thotë se të arrestuarit janë persona me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”