Ngjarja ka ndodhur rreth ores 3.30 të mëngjesit të sotëm në lagjen nr 4 në Durrës, kur persona të paidentifikuar kanë vendosur një sasi tritoli në derën e apartamentit, në katin e katërt, ku banonte Mira Bllani, drejtoreshë në drejtorinë arsimore Durrës. Nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale, ndërkohë që banorët përreth pohojnë se kanë kaluar momente paniku, duke qenë se ngjarja ka ndodhur në një orë të vonë të natës dhe në një zonë që konsiderohet si një nga më të qetat në Durrës.
Shpërthimi ka sjellë edhe dëmtime të dyerve të apartamenteve të tjera. Policia ka deklaruar se po heton në disa pista lidhur me ngjarjen, ndërkohë që pista më e fortë mbetet ajo e vënies së eksplozivit për shkak të detyrës, raportoi BW./Telegrafi/