Qyteti i Vlorës është zgjuar të dielën me një shpërthim.
Një automjeti të parkuar në lagjen “24 Maj” i është vendosur lëndë eksplozive.
Shpërthimi është dëgjuar në orën 7:30, në afërsi të stacionit të trenit. Në automjet ka qenë një familje, por fatmirësisht shpërthimi ka ndodhur kur anëtarët e saj kishin dalë nga makina.
Automjeti tip Benz është në pronësi të 30-vjeçarit Agim Islamaj.
Raportohen vetëm dëme materiale. /TCH/