Telegrafi

Eksploruesi sjell pamjet, pasi zbuloi një minë të Luftës së Dytë Botërore në ujërat e Adriatikut

Eksploruesi nënujor Velimir Vrziq ka gjetur një minë nënujore pranë ishullit Susak të Kroacisë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Vrziq beson se kjo është një minë e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, dhe ai e gjeti atë në anën veriore të ishullit ku ndodhej një fushë e minuar në atë kohë.

“Me shumë mundësi është një minë nëndetëse gjermane e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore”.

Për detajet rreth saj do të përcaktohet nga hetimi i institucioneve.

Por ajo që është shumë e rëndësishme është se ndodhet në cekëtinë e gjirit ku ankorohen jahte dhe anije më të vogla gjatë muajve të verës, kështu që do të hiqet në mënyrë të sigurt.

Në fakt, kjo minë thuhet të jetë e katërta e gjetur nga ai në më pak se dy vjet. /Telegrafi/