Stadiumi 100-vjeçar olimpik i West Ham United, Upton Park ka qenë skenë e një ngjarje interesante.
Kah fundi i këtij viti është planifikuar prishja e stadiumit historik, ndërsa sot është shfrytëzuar për skenën e një filmi.
Bëhet fjalë për filmin “Final Score”, ku një grup i kriminelësh vendosin një bombë në stadium, e cila më pas shpërthen, transmeton Telegrafi.
Marc Goldberg, producenti i filmit, ka thënë se ndihet krenar për mundësinë që i është dhënë të xhirojë në stadiumin historik.
Ndryshe, skuadra londineze tani e tutje do të luajë ndeshjet në stadiumin “London Stadium”. /Telegrafi/