Nën një urë në Londër, ka eksploduar papritmas një Lamborghini.
Shoferi i veturës sportive që kushton afro 400 mijë euro, ka dalë i palënduar, pasi është njoftuar nga një kalimtar rasti se vetura i është ndezur, transmeton Telegrafi.
Dëshmitarët kanë thënë se e kanë dëgjuar një zhurmë të vogël në makinën e verdhë, pjesa e pasme e së cilës u përfshi menjëherë nga zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit, të cilët janë përpjekur të shuajnë flakët.
Nuk dihet çfarë e ka shkaktuar këtë shpërthim, që i shkaktoi automobilit luksoz dëmtime pothuajse të pariparueshme. /Telegrafi/