Telegrafi

Eksplodon HTC, nxjerr modelin Runnymede

 

Siç edhe mund të shihet nga pamjet e publikuara, HTC Runnymede vjen me audion e Beats Audio, kompanisë së Dr.Dre, ndërsa i njëjti posedon edhe LED ndriçuesin e dyfishtë, kamerën me 8 mega-piksel, dhe Android 2.3 Gingerbread.

Për më shumë, modeli i ri i telefonit të HTC’së posedon edhe kamerën e përparme me 1.3 mega-piksel, ndërsa madhësia e këtij modeli thuhet se është me diagonale me 4.7 inç, procesor me 1.5 GHz, 768MB RAM, 16GB memorie të integruar dhe portin për mikro SD kartelë. / Telegrafi /