Telegrafi

Eksplodon gazsjellësi, rruga përfshihet nga flakët e larta disa metra (Video)

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit, në rrethana të panjohura ka shpërthyer gypi i gazit që kalon nëpër një rrugë në Hampshire të Anglisë.

Për këtë arsye, hapësira është përfshirë nga zjarri prej disa metrash, që arrinte deri në kulme të shtëpive, transmeton Telegrafi.

Meqenëse ishte e pamundur të ndalohej rrjedha e gazit apo të shuhej flaka, janë evakuuar banorët dhe zjarrfikësit kanë hedhur ujë rreth shtëpive dhe pemëve në afërsi.

Për një kohë të konsiderueshme, mbrojtësit e rendit kanë intervenuar në atë pjesë, ku temperatura arrinte deri në njëmijë gradë Celsius.

Mësohet se pos dëmeve materiale, nuk është shkaktuar asnjë lëndim në njerëz. /Telegrafi/