Telegrafi

Eksplodon cigarja elektrike, shkakton dëme të mëdha në dhomë (Foto)

Në një shtëpi që ndodhet në Oldbury të West Midlands, është dashur të intervenojnë tetë zjarrfikës, për të fikur flakën që e ka shkaktuar një cigare elektrike.

Nuk dihet çfarë e ka shkaktuar ndezjen e pajisjes për tymosje, që për momentin ishte në rrymë duke e mbushur baterinë, transmeton Telegrafi.

Dhoma e dëmtuar nga eksplodimi i cigares elektrike

Shpërthimi ka bërë që të marrin flakë mobiliet nga druri, si dhe disa rrobe që ishin afër, por nuk ka pasoja në njerëz.

“Për fat të mirë, brenda nuk ndodhej askush dhe nuk ka të lënduar. Intervenimi ka qenë i shpejtë dhe fikja është bërë menjëherë, duke parandaluar përhapjen e zjarrit”, ka thënë kreu i njësitit të zjarrfikësve.

Nuk është hera e parë që po eksplodon një cigare elektrike, pasi gjatë muajit të kaluar një burrë ka mbetur pa gjashtë dhëmbë, si pasojë e shpërthimit gjatë tymosjes. /Telegrafi/