Telegrafi

Eksplodimi misterioz shkaktoi fundosjen e jahtit (Foto)

Një jaht që po lundronte buzë brigjeve të Tenerifeve, është përfshirë nga flakët shkaku i një eksplodimi misterioz.

Për pasojë të këtij shpërthimi, pesë persona që ishin në bord janë hedhur në det, ku u shpëtuan nga disa barka që ndodheshin në afërsi, transmeton Telegrafi.

Raportohet se ata kanë marrë lëndime të konsiderueshme, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Jahti para se të fundosej

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi eksplodimin, si pasoje e të cilit jahti u përfshi nga flakët dhe u fundos.

Ngjarjen e kanë parë shumë turistë, që e kishin mbushur plazhin, në këtë vend ku gjithnjë është moti i nxehtë. /Telegrafi/