Një jaht që po lundronte buzë brigjeve të Tenerifeve, është përfshirë nga flakët shkaku i një eksplodimi misterioz.
Për pasojë të këtij shpërthimi, pesë persona që ishin në bord janë hedhur në det, ku u shpëtuan nga disa barka që ndodheshin në afërsi, transmeton Telegrafi.
Raportohet se ata kanë marrë lëndime të konsiderueshme, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi eksplodimin, si pasoje e të cilit jahti u përfshi nga flakët dhe u fundos.
Ngjarjen e kanë parë shumë turistë, që e kishin mbushur plazhin, në këtë vend ku gjithnjë është moti i nxehtë. /Telegrafi/