Telegrafi

Eksplodimi i kontrolluar e ktheu në pluhur ndërtesën me 15 kate, brenda dhjetë sekondave (Video)

Ndërtesa me 15 kate, që ndodhej në Sichuan të Kinës, është kthyer në një re pluhur brenda dhjetë sekondave.

Zona ishte evakuuar dhe banesat që ndodheshin afër u izoluan, shkaku i pluhurit dhe ndonjë fatkeqësie të mundshme, transmeton Telegrafi.

Pamjet e realizuar me telefon mobil, e tregojnë objektin e lartë 45 metra, që është kthyer në mbeturina të forta. Por, kjo shembje e përkryer, u finalizua pas gjashtë muaj intervenimesh.

Gjatë muajit shtator, ishin rrënuar me dinamit disa prej mbajtëseve kryesore. Pastaj shtyllat ishin prerë në mes, si dhe u vendosën eksploziv në themel dhe muret kryesore të objektit.

Më poshtë mund të shihni momentin e eksplodimit të kontrolluar, që u krye krejtësisht sipas planit. /Telegrafi/