Ndërtesa me 15 kate, që ndodhej në Sichuan të Kinës, është kthyer në një re pluhur brenda dhjetë sekondave.
Zona ishte evakuuar dhe banesat që ndodheshin afër u izoluan, shkaku i pluhurit dhe ndonjë fatkeqësie të mundshme, transmeton Telegrafi.
Pamjet e realizuar me telefon mobil, e tregojnë objektin e lartë 45 metra, që është kthyer në mbeturina të forta. Por, kjo shembje e përkryer, u finalizua pas gjashtë muaj intervenimesh.
Gjatë muajit shtator, ishin rrënuar me dinamit disa prej mbajtëseve kryesore. Pastaj shtyllat ishin prerë në mes, si dhe u vendosën eksploziv në themel dhe muret kryesore të objektit.
Më poshtë mund të shihni momentin e eksplodimit të kontrolluar, që u krye krejtësisht sipas planit. /Telegrafi/
https://youtu.be/reYXZooFKm4