Telegrafi

Eksplodimi i bombës që peshonte një ton, ngriti valët në 30 metra (Video)

Njohësit e shpërthimeve të kontrolluara, ia dolën ta eksplodojnë me sukses një bombë që ndodhej në bregdetin e Sevastopolit në Krime.

Mjeti që ishte hedhur nga nazistët gjatë luftimeve të vitit 1941, është dërguar 14 metra në thellësi dhe më pas është aktivizuar përmes një sistemi që u punua për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Zhytësit kanë sfiduar rrymat e ujit për afro nëntë orë, derisa e kanë vendosur si duhet mjetin që peshon një ton.

Filmimi i postuar më poshtë tregon momentin dramatik të eksplodimit, që ka ngritur valën e ujit që arrinte deri 30 metra lartësi. /Telegrafi/