Një tjetër folëse e publikuar në faqen e GrowthTank është Georgia Lewis Anderson — “AI Content and Prompt Engineering Strategist”.
Georgia do të marrë pjesë në edicionin e katërt të GrowthTank më 8 Nëntor në Klan Arena, dhe do të prezantoj temën “Creative Applications of AI from a Non-Traditional Techie”.
Kush është Georgia Lewis Anderson?
Georgia Lewis Anderson, fituese e çmimeve të ndryshme prestigjioze, ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme duke punuar me kompani të mëdha si Microsoft dhe Google.
Ajo ka qenë prezantuese në platforma të njohura si Apple Music, Channel 4, Virgin dhe BBC.
Një nga arritjet e saj kryesore përfshin krijimin e personalitetit britanik të Cortana-s në Microsoft dhe lansimin e Google Assistant në Mbretërinë e Bashkuar.
Së fundmi, ajo ka kontribuar në zhvillimin e modelit të avancuar të Meta, Llama 3.
Kjo konferencë është mundësia juaj për të mësuar më shumë nga eksperiencat e ekspertëve të marketingut digjital në botë, të cilët do të ndajnë njohuritë dhe përvojat e tyre në këtë fushë.
Për të gjithë të interesuarit, biletat mund t’i gjeni në Growth-Tank.com.