Coronavirusi mund të mbijetojë deri në 20 vite në temperatura në minus 20 gradë Celsius, të paktën kështu pretendon një nga ekspertët më të shquar kinezë.
Profesoresha Li Lanjuan, anëtare e ekipit të ekspertëve kinezë në luftën kundër COVID-19, ka deklaruar se virusi mund lehtë të bartet nga shteti në shtet, kjo pasi mbijeton gjatë në temperatura të ulëta, transmeton Telegrafi.
Epidemilogia kineze u ka bërë thirrje autoriteteve të vendit të saj të forcojnë inspektimin e importimit të produkteve ushqimore të ngrira siç është salmoni, me qëllim që të parandalohet përhapja e mëtejme e infeksionit.
Profesoresha Li këto komente i bëri sot gjatë një takimi në Hangzhou në lindje të Kinës.
“Coronavirusi në veçanti nuk frikësohet nga të ftohtit. Virusi mundtë mbijetojë për muaj të tërë në minues 4 gradë Celsius dhe për 20 vite në minus 20 gradë. Kjo shpjegon pse virusi është zbuluar disa herë në tregjet e frutave të detit, ku aty nxirren gjallesat nga ujërat shumë të ftohta. Është e mundur që virusi të bartet nga njëri shtet në tjetrin”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/