Site icon Telegrafi

Ekspertja e OKB-së thotë se Rusia është përgjegjëse për vdekjen e Navalnyt

Ekspertja e OKB-së për të drejtat e njeriut për Rusinë, ka fajësuar Moskën për vdekjen e Alexei Navalnyt.

Mariana Katzarova tha se 47-vjeçari ose u vra në burg ose vdiq nga kushtet e paraburgimit që përbënin torturë, transmeton Telegrafi.

“Pra, qeveria ruse është përgjegjëse, në një mënyrë apo tjetër, për vdekjen e tij”, tha ajo në margjinat e një ngjarjeje për të burgosurit politikë rusë në Gjenevë.

Katzarova paralajmëroi gjithashtu se të burgosurit e tjerë në Rusi mund të pësojnë të njëjtin fat si kritiku i njohur i Kremlinit, duke thënë se ishte “shumë e shqetësuar” për politikanin opozitar Vladimir Kara-Murza ndër të tjera.

“Që nga vdekja e Alexei Navalny, nuk ka kaluar asnjë ditë pa pyetur veten, kush është Navalni i ardhshëm”, tha ajo.

“Dhe do të ketë një Navalny tjetër, me siguri, me këtë nivel represioni”, shtoi për fund. /Telegrafi/

 

Exit mobile version