Site icon Telegrafi

Ekspertja e grimit tregon procedurën e mundimshme, për të mbuluar lëkurën e vrazhdë (Video)

Grimerja profesioniste, përdorë 18 prodhime të ndryshme kozmetike, deri te fytyra e shkëlqyer dhe e lëmuar, transmeton Telegrafi.

Me anë të kësaj videoje, grimerja nga Londra dëshiron të tregoj se si mund të kalohet prej një fytyre të vrazhdë, deri tek ajo që është adekuate për takim me ndonjë partner potencial.

Kjo grimere dhe blogere, ka bërë famë në internet, kur e ka postuar videon “Je e neveritshme”.

Aty ajo ka treguar komentet fyese që ja kanë bërë njerëzit, lidhur me dukjen e saj.

Që atëherë, Ford kujdeset që të zgjedhë mënyra të ndryshme grimi, që ju ndihmojnë femrave me probleme të tilla.

 

/Telegrafi/

Exit mobile version