Site icon Telegrafi

Ekspertja amerikane thotë se SHBA-ja po përballet me një fazë të re të pandemisë së coronavirusit

Ekspertja amerikane, Deborah Birx, tha të dielën se SHBA-ja po përballet me me një fazë të re të pandemisë coronavirusit, duke shtuar se virusi vdekjeprurës po përhapet me shpejt, ndryshe që kur u shfaq për herë të parë në fillim të këtij viti.

“Ajo që ne po shohim sot është e ndryshme nga ajo që kemi përjetuar në muajin mars dhe prill. Virusi po përhapet më shpejt, madje është shtrirë njëherazi edhe në zonat rurale si dhe urbane”, u shpreh Birx, koordinatore e taskë-forcës për coronavirus në Shtëpinë e Bardhë.

Birx theksoi se qytetarët e SHBA-së, duhet të ndjekin rekomandimet shëndetësore, përfshirë bartjen e maskës si dhe aplikimin e distancimit shoqëror.

“Dua t’ju them që askush nuk është imunë ndaj këtij virusi, andaj edhe ju që jetoni në zonat rurale duhet të bëni kujdes”, u shpreh ekspertja.

“Nëse zona në të cilën ju jetoni po përballet me raste të shumta të virusit, atëherë ju duhet ta vendosni maskën”, ka thënë ndër tjerash ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version