Prokuroria e Shtetit duhet të marrë për bazë raportin e ekspertëve të angazhuar nga familja e Astrit Deharit për vdekjen e tij, sipas të cilit raport thuhet se aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka vdekur në mënyrë të dhunshme.
Kështu vlerëson Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, duke u bazuar në Kodin e Procedurës Penale, sipas të cilit Ligji e obligon prokurorin që të vlerësojë dhe të shqyrtojë rrethanat. Miftaraj shtoi se e mira së mirës do të ishte për një ekspertizë tjetër – qoftë në Kosovë apo jashtë vendit.
Në anën tjetër, kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Sylë Hoxha, pa dashur të komentojë raportin e publikuar nga ekspertët e angazhuar nga familja për vdekjen e Astritit, ka thënë se do të prononcohet kur të përfundojnë të gjitha hetimet. /Tribuna Channel/