Site icon Telegrafi

Ekspertiza: 49 vjeçarja humbi jetën nga mjekimi i pakujdesshëm

Policia njoftoi zyrtarisht kryerjen e autopsisë dhe rezultatet që tregojne se vdekja ka ardhur nga pakujdesia. Sipas policisë, mjekët të cilët janë marrë me mjekimin e Alikos do të ndiqen penalisht.

Fatbardha Aliko u gjet e vdekur dje në maternitetin e Korcës, ku qëndronte prej 10 ditësh, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Gruaja, nënë e dy fëmijeve ka bëre një ndërhyrje kirurgjikale në mitër, operacion i cili një ditë më parë edhe nga policia u cilësua si i suksesshëm.

Familjarët e viktimës ishin ata që të shtunën kërkuan që policia t’i përqëndronte hetimet e saj në pistën e mjekimit të pakujdesshëm, raportoi Panorama./Telegrafi/
 

Exit mobile version