Mësohet se viktima kishte dy fëmijë dhe ishte e divorcuar prej 4 muajsh.
Trupi i 25 vjeçares Anisa Opingari u gjet të premten nga kalimtarë të rastësishëm në malin e Shëngjinit, vetëm pak metra larg hoteleve të zonës. Ajo është gjetur me rroba banjo, çka ka hedhur dyshimet se viktima ka qenë në plazhin e Shëngjinit, raportoi Ora News.
Sipas ekspertëve të policisë, kufoma ishte e dekompozuar dhe mendohet se vdekja e saj mund të ketë ndodhur rreth një javë më parë./Telegrafi/