Site icon Telegrafi

Ekspertiza: 11 vjeçari nga Devolli, nuk u përdhunua

Pretendimi i të miturit me inicialet K.R u rrëzua pas analizave përkatëse. Ndërkohë që policia po heton pistën e ngacmimeve seksuale, raportoi Ora News.

11 vjeçari denoncoi pak ditë më parë se “është përdhunuar nga dy bashkëfshatarët e tij”.të mitur.” 11 vjeçari, i shoqëruar nga prindërit e tij tha se është marrë me nje motorr nga dy të miturit e tjerë dhe është çuar në periferi të fshatit në kohën kur po luante me shokët në qendër të fshatit.

“Dy të rinjtë me një motorr më thirrën dhe më çuan në periferi të fshatit dhe abuzuan seksualisht”, tha 11 vjeçari.

Burime zyrtare nga policia thanë se “në trupin e djalit nuk janë konstatuar dëmtime të cilat vërtetojnë përdhunimin e tij por gjithsesi policia po verifikon nëse ka pasur tentativa nga ana e dy të miturve për dhunimin e djalit.”

Ndërkohë brenda muajit korrik, në një fshat të Devollit, u regjistrua një tjetër rast përdhunimi, i një të mituri nga bashkëfshatarët e tij. Ekspertiza mjeko-ligjore vërtetoi se i mituri, 12 vjeçar u përdhunua 4 herë nga dy adoleshentë, të cilët ndodhen në burgun e Korçës, në pritje të dënimit nga gjykata. /Telegrafi/

 

Exit mobile version