Telegrafi

Eksperti Wdowinski: Mund të përsëritet katastrofa e vitit 1963 kur tërmeti e rrafshoj Shkupin

Eksperti për tërmete në nivele botërore Dr. Shimon Wdowinski për portalin enauka ka thënë se tërmetet në Maqedoni mund ta rrafshojnë Shkupin dhe çdo qytet tjetër njejtë si tërmetet e viteve 1962 dhe 1963, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Maqedonia gjendet në pozita të tilla ku shirat e rrëmbyeshëm mund të jenë sjellës të tërmeteve të mëdha. Ka shumë mundësi se vërshimet e muajit të kaluar kanë ndikuar në zbutjen e tokës dhe lëvizjes së pllakave tektonike. Njejtë edhe në vitet 1962 dhe 1963 sollën tërmete të mëdha që e rrënuan tërësisht Shkupin.” thotë eksperti për tërmete në nivele botërore Dr. Shimon Wdowinski.

Wdowinski njihet për teoritë e tij që thonë se vërshimet e mëdha të shiut janë vetëm parardhëse të tërmeteve të mëdha./Telegrafi/

Lexo po ashtu Tërmeti i vitit 1963 në Shkup
Lexo po ashtu Lexo të gjithë lajmet lidhur me tërmetet në Maqedoni