Eksperti për tërmete në nivele botërore Dr. Shimon Wdowinski për portalin enauka ka thënë se tërmetet në Maqedoni mund ta rrafshojnë Shkupin dhe çdo qytet tjetër njejtë si tërmetet e viteve 1962 dhe 1963, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Maqedonia gjendet në pozita të tilla ku shirat e rrëmbyeshëm mund të jenë sjellës të tërmeteve të mëdha. Ka shumë mundësi se vërshimet e muajit të kaluar kanë ndikuar në zbutjen e tokës dhe lëvizjes së pllakave tektonike. Njejtë edhe në vitet 1962 dhe 1963 sollën tërmete të mëdha që e rrënuan tërësisht Shkupin.” thotë eksperti për tërmete në nivele botërore Dr. Shimon Wdowinski.
Wdowinski njihet për teoritë e tij që thonë se vërshimet e mëdha të shiut janë vetëm parardhëse të tërmeteve të mëdha./Telegrafi/