Disa lojtarë dhe tifozë të Arsenalit mbetën të habitur pasditen e së dielës kur Erling Haaland iu shmang ndëshkimit gjatë përfundimit të ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Arsenalit (2-2).
Golashënuesi më i mirë në ligë e hodhi topin në drejtim të kokës së Gabriel Jesus pas golit të barazimit në minutën e 98-të.
Në një pjesë të parë ku u shënuan tre gola me Haaland që fillimisht i dha avantazhin City dhe më pas Calafiori dhe Magalhaes shënuan për të përmbysur gjithçka, ndeshja mori një kahje tjetër kur Trossard u ndëshkua me karton të kuq.
Teksa një karton i dytë i kuq në këtë përballje, kësaj radhe për Haaland, nuk do të kishte me gjasë ndonjë ndikim në rezultatin përfundimtar të takimit, do të ishte një goditje e rëndë për ‘Qytetarët’ në vazhdim të kampionatit dhe një lajm i mirë për Arsenalin.
Sidoqoftë, eksperti i VAR-it, Dale Johnson ka shpjeguar arsyen pse sulmuesi norvegjez iu shmang kartonit të kuq.
“Është gjest ngacmues, por nuk ka asnjë mundësi që të shohim VAR duke rishikuar situata të tilla për karton të kuq. Ishte rishikuar nga Brooks (gjyqtari në VAR) por nuk u pa si një akt sjellje i dhunshëm”.
“Ne shohim lojtarë duke goditur topin në drejtim të kundërshtarëve rregullisht, por ata nuk përjashtohen asnjëherë për këtë gjest”.
@arseblog @gunnerblog @FA_PGMOL @premierleague @HACKETTREF @SkySports
Is Haaland allowed to throw the ball at the back of Gabriel’s head when he celebrates the goal.
Completely missed by the ref, VAR and Sky pic.twitter.com/1e6yW0GCec
— Hobart (@Hobart1976) September 22, 2024
“Kjo nuk do të thotë se nuk mund ta krahasoni këtë rast me ligjet, por Haaland me të vërtetë do të duhej ta hidhte topin me forcë më të madhe ose brutalitet në mënyrë që VAR-i ta konsideronte për karton të kuq”, ka thënë Johnson.
Tashmë është konfirmuar nga mediat angleze se Haaland nuk do të përballet me asnjë masë sanksionuese për këtë veprim që bëri ndaj Jesus./Telegrafi/