Site icon Telegrafi

Eksperti turk paralajmëron se varianti Delta mund të dominojë rastet me COVID-19 në Turqi, pas Bajramit

Profesori Murat Akova, një ekspert i sëmundjeve infektive, paralajmëroi të mërkurën se rastet me variantin Delta të coronavirusit, aktualisht në një nivel më të ulët, mund të bëhen lloji dominues në Turqi pas Kurban Bajramit.

Sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, Akova, i cili gjithashtu shërben si koordinator i fazës së tretë të provave të vaksinës CoronaVac të Kinës në Turqi, tha se situata nuk ndryshon nga vendet e Bashkimit Evropian ku varianti Delta pritet të mbizotërojë rastet në gusht.

“Nuk ka rëndësi se sa raste me Delta kemi, ne parashikojmë se ai do të jetë dominues pas Bajramit”, e cila do të fillojë javën e ardhshme.

Festa e Bajramit është një rast i lëvizjes së shtuar, ku mijëra drejtohen për në vendpushime ose në qytetet e tyre të lindjes.

Dhe Akova u ankua se njerëzit po “largojnë masat mbrojtëse, sikur pandemia të ketë mbaruar”.

“Maskat dhe distancimi shoqëror janë ende masat më jetësore mbrojtëse”, ka thënë ai për DHA. “Edhe nëse keni tre doza vaksine, nuk ka mbrojtje 100% nga coronavirusi. Ne duhet të vazhdojmë t’i përmbahemi masave”, ka paralajmëruar ai.

Ndryshe, siç vënë në pah mediat, numri i rasteve me variantin Delta pothuajse u trefishua brenda një jave.

Sipas shifrave të njoftuara të hënën vonë, rastet e variantit delta arritën në 750, ndërsa kishte edhe tre raste delta plus.

Ndryshe, Turqia nisi një proces normalizimi më 1 korrik, duke hequr shtetrrethimin dhe rihapjen e bizneseve të mbyllura si pjesë e kufizimeve të coronavirusit.

Megjithatë maskat mbeten një rregull i detyrueshëm, së bashku me paralajmërimet e përsëritura për të mbajtur distancën shoqërore.

Ndërkohë një fushatë vaksinimi e filluar në janar të këtij viti ka arritur në më shumë se 59 milionë doza, me 18.2 milionë njerëz që deri më tani kanë marrë të dyja dozat.

Së bashku me CoronaVac, një vaksinë Pfizer-BioNTech është në dispozicion për publikun turk. /Telegrafi/

Exit mobile version