Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka komentuar tërheqjen e Kosovës nga aplikimi për anëtarësim në INTERPOL.
Ibishi në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se tërheqja është dështimi i radhës pasi vitin e kaluar shpenzuam 1 milion e 200 mijë euro për lobim e nuk ia dolëm.
Ai ka thënë se duhet ndryshuar strategjia e lobimit, pasi deri më tani nuk ka pasur grupe kompetente për të lobuar në këtë drejtim, përcjell Telegrafi.
“Është një dështim i Ministrisë së Jashtme dhe gjithë garniturës së saj në lobim”.
Ish-deputeti i LDK-së ka thënë se duhet kërkuar llogari edhe për mjetet e shpenzuara për lobim në procesin e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.
Ibishi thotë se tërheqja për këtë vit ka qenë e arsyeshme pasi sipas tij 2/3 kanë qenë shumë vështirë të arritshme pa një lobim nga fillimi i vitit kalendarik.
Eksperti i sigurisë thotë se frika e Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Ai ka thënë se për Kosovën dhe mbarë botën ka qenë me rëndësi anëtarësimi në INTERPOL
“Shtete të ndryshme kërkojnë shpesh herë informacione nga Policia e Kosovës. Unë nuk e kuptojë si kanë “fytyrë” të bëjnë kërkesa të tilla kur nuk e pranojnë Kosovën në organizatë. Nëse nuk je anëtare në Interpol nuk je e obliguar të shkëmbesh ato informacione”, tha Ibishi./Telegrafi/