Site icon Telegrafi

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu shfaqet në rrjetet sociale, thotë se ambasadori Walker është frymëzim që nga njohja me të

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, i cili është i njohur për paraqitjet e tij në televizion, tashmë është shfaqur edhe në rrjetet sociale.

Musliu në shkrimin e tij të parë në Facebook, thotë se ambasadori William Walker është frymëzim për të, që nga njohja në vitin 1998.

“Mua personalisht, ambasadori William Walker ma ka shtuar frymëzimin dhe ma ka dhënë shpresën që kur e njoha më 1998. Sa bashkëpunova me të, njëherë jam bërë shkaktar ta mbroj nga një atentat i hienave të shërbimit sekret serb”, shkruan Musliu.

Ai tutje thekson se pas çlirimit, ish-ambasadori i OSBE-së vazhdon të mbetet frymëzim i të gjithë shqiptarëve.

“Një vit më pas, ne u çliruam përfundimisht, falë dëshmorëve të UÇK-së, përkrahjes së miqve perëndimor, me akter të rëndësishëm Ambasadorin Walker! Jam krenar që ia kam ruajtur shpinën, sepse Walker-in sot gjithë shqiptarët e kanë në zemër”, shton ai.

Po ashtu, Musliu në Twitter thotë se është bërë pjesë e kësaj platforme sociale për t’i prezantuar mendimet e tij.

“Miq, sot edhe unë u bëra pjesë e kësaj platforme të rëndësishme publike. Do të provoj që të artikuloj mendime kur kam diçka që ia vlen”, shprehet Musliu.

Kujtojmë se, në cilësinë e ekspertit, Musliu ka qenë pjesëmarrës në dokumentarin VIRUSSIA, i cili ka prezantuar çështjet e sigurisë, propagandës, diplomacisë dhe Kishës Ortodokse Serbe e Ruse në rajon. /Telegrafi/

Exit mobile version