Lulet nuk janë krijesa më kërkuese në shtëpitë tona – atyre u nevojiten vetëm tri gjëra për të qëndruar të gjalla: ujë, ajër dhe rreze dielli.
Por, përse shumë lule thahen dhe vdesin?
Eksperti nga New Yorku, Matthew Schechter, beson se çdo njeri duhet ta mbush shtëpinë me lule, transmeton Telegrafi.
Schechter është lindur në një familje ku biznes primar i kanë pasur lulet – pra ai ka qenë duke mësuar për gjethet e rrënjët qysh kur ka qenë bebe.
Ai tani rritë lule të të gjitha formave dhe madhësive.
Lulet nuk janë të mira vetëm për t’i shikuar, ato e pastrojnë ajrin, e zvogëlojnë stresin, etj.
Por, Schechter vlerëson se 99 për qind e pronarëve të luleve nuk janë duke e bërë një lëvizje bazike – dhe ajo po i mbytë lulet e tyre!
Ujitja e tepërt është më e zakonshme se ç’mendojmë
“Askush nuk e kontrollon dheun. Çdo njeri vetëm i ujitë lulet”, ka thënë Schechter.
Shumica e luleve të shtëpisë nuk vdesin sepse janë të neglizhuara, thotë Schechter, por vdesin sepse ujiten më shumë se ç’nevojitet.
Nëse dheu ujitet shumë shpesh, lulja fillon ngadalë të mbytet nga uji. Prandaj është e rëndësishme ta kontrolloni dheun nëse është i lagur para se ta ujitni lulen. /Telegrafi/