Site icon Telegrafi

Eksperti: 8-12 për qind e shqiptarëve janë shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor

Eksperti rrugor Gëzim Hoxha tha se në vendin tonë 8 deri në 12 për qind të qytetarëve janë shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në një intervistë për Euronews Albania, ka bërë një thirrje për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj duke thënë se zonën te ‘Vasil Shanto’ duhet ta bëj parkim rezidencial pasi krijohet shumë trafik I automjeteve.

Gjithashtu ai theksoi se duhet se dhe policia bashkiake duhet të vihet në lëvizje e të vendos gjoba aty ku ka shkelje.

“Po të shohim 8 deri në 12 për qind e qytetarëve në Shqipëri janë shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor. Ne pjesa tjetër që jemi të rregullt, pse duhet të vuajmë gjynahun e atyre. Ata le të gjobiten. Kam një thirrje për Veliajn, që zonën këtu te Vasil Shanto ta bëj zonë parkimi rezidencial, se këtu vijnë e gjithë Shqipëria pi kafe. E votuam Veliajn, prandaj duhet ta bëjë këtë. Ai duhet të vërë më lëvizje policinë bashkiake për të gjobitur personat që u bllokojnë hapësirën personave që jetojnë në Tiranë”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version