Site icon Telegrafi

Eksperti nga Harvardi zbuloi se cili kafjall është më i keqi për fëmijët

Thonë se është shumë i shëndetshëm, por nuk jeni në dijeni se çfarë u bën të vegjëlve

Një kafjall i duhur luan një rol kyç në ruajtjen e shëndetit dhe zgjedhja e ushqimit me një GI të ulët mund të kontribuojë në mirëqenien afatgjatë të trupit, sipas dr. Ludvig-ut.

Hulumtimi i doktorit David Ludwig, profesor në Harvard, pajtohet me mendimin se kafjalli është vakti më i rëndësishëm, sepse siguron energji për tërë ditën.

Përveç kësaj, zgjedhja e duhur e ushqimeve mund të ketë efekte të dobishme afatgjata në shëndetin fizik dhe mendor, transmeton Telegrafi.

Çfarë nuk rekomandohet absolutisht për t’u dhënë fëmijëve për mëngjes?

Për habinë e shumëkujt, bëhet fjalë edhe për qull tërshëre!

Në fakt, ky ekspert shpjegon se mund të ketë më pak proteina në krahasim me ushqimet e tjera kryesore, gjithashtu mund të jetë i vështirë për sistemin tretës te fëmijët, gjë që mund të ndikojë në rritjen e duhur dhe një ndjenjë të shtuar të urisë. Përveç tij, gjithnjë e më shumë shkencëtarët dhe mjekët vënë në dukje kundërefektet e kësaj pjate popullore.

Nga ana tjetër, studime të ndryshme kanë nxjerrë në pah rëndësinë e mëngjesit në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak, ekuilibrin hormonal dhe metabolizmin efikas.

Në një intervistë me indianekpress.com, Dr Priianka Jaiswal, bashkëthemeluese dhe dietologe kryesore në Diet2Nourish, shpreh shqetësimin për efektet negative të tërshërës në dietat e fëmijëve, duke e quajtur atë një “mashtrim marketingu”.

Në kuadër të mëngjesit, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet indeksit glicemik (GI) të ushqimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version