Site icon Telegrafi

Eksperti më i mirë i coronavirusit në Kinë, tregon se si të hiqet saktë maska e fytyrës që mbron qytetarët nga virusi vdekjeprurës

Eksperti më i mirë i coronavirusit në Kinë i ka mësuar publikut se si t’i heqin maskat e fytyrës në mënyrë korrekte, për të shmangur kapjen nga coronavirusi vdekjeprurës në proces.

Dr Zhong Nanshan, i cili ndihmoi vendin për të trajtuar epideminë SARS në vitin 2003, u bëri thirrje banorëve që gjithmonë të heqin njëherë maskën nga njëra anë nga veshët e tyre, pastaj tjetrën.

Ai paralajmëroi njerëzit të mos kapnin pjesën e përparme të maskave me duar dhe t’a tërhiqnin, transmeton Telegrafi.

“Pjesa e përparme [e maskës] tashmë mund të jetë e kontaminuar”, tha specialisti 83-vjeçar në një video mësimore.

Dr Zhong është udhëheqësi i një ekipi ekspertësh mjekësorë të caktuar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë për t’u marrë me coronavirusin e ri, i cili ka vrarë të paktën 170 njerëz në vend dhe ka infektuar më shumë se 8,280 në të gjithë botën.

Ai është gjithashtu kreu i Shoqatës Mjekësore Kineze.

Të martën, ai vlerësoi se epidemia, e cila kishte origjinën në qytetin e Wuhan dhe ishte përhapur në çdo cep të vendit brenda një muaji, do të arrijë kulmin e saj pas disa ditësh.

Këshillat e tij të fundit për maskat në fytyrë u publikuan nga komisioni krahinor shëndetësor i Guangdong dhe u botua nga Qeveria e Popullit Guangdong në llogarinë e tij zyrtare në median sociale.

Rusia ka mbyllur kufirin e saj me Kinën në një përpjekje të dëshpëruar për të parandaluar përhapjen e coronavirusit vdekjeprurës që ka vrarë deri tani 170 njerëz.

Masa drastike u njoftua të enjten pasi në çdo cep të Kinës u konfirmua se kishte raste të sëmundjes shumë ngjitëse. /Telegrafi/

Exit mobile version