Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, paralajmëroi të martën se epidemia e coronavirusit mund të rezultojë sikurse pandemia e Gripit Spanjoll, sëmundja e cila la të vdekur qindra miliona njerëz në nivel global, shkruan The Guardian.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Gripi Spanjoll, i cili u shkaktua nga gripi i virusit H1N1 – ishte sëmundja më e rëndë në atë kohë, pasi infektoi rreth 500 milionë njerëz në nivel global.
“Nëse analizojmë situatën e pandemisë së vitit 1918, e cila la të vdekur rreth 100 milionë njerëz nëpër botë, mund të themi se sëmundja ishte ‘nëna’ e të gjitha pandemive”, tha Fauci.
“Shpresojmë që sëmundja e COVID-19 të mos i afrohet kësaj epidemie, megjithëse ka instanca që virusi të arrijë deri në atë seriozitet sikurse Gripi Spanjoll”, u shpreh eksperti i lartë amerikan.
Ndryshe, numri i të infektuarve globalisht nga coronavirusi u rrit në 13.3 milionë, dhe më shumë se 578 mijë kanë ndërruar jetë, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins. /Telegrafi/