Telegrafi

Eksperti i lartë amerikan: Kthimi në normalitet pas pandemisë mund të mos ndodh deri në fund të vitit 2021

Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, deklaroi se ka gjasa që njerëzit të mos i kthehen realitetit deri në fund të vitit 2021.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ai pati potencuar herë pas here se vaksina kundër coronavirusit mund të jetë në dispozicion në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm.

“Njerëzit nuk do të mund të vaksinohen deri në mes të vitit 2021, pasi distribuimi i saj kërkon kohë”, u shpreh ai.

“Ndërkohë nëse po flasim për kthimin e normalitetit sikurse para pandemisë, ajo ndoshta mund të ndodh në vitin 2021, mbase edhe në fund të vitit të ardhshëm”, potencoi ai.

Ndryshe, sëmundja e COVID-19 e cila është e pranishme tash e sa muaj, ka prekur më shumë se 28 milionë njerëz në botë si dhe ka lënë të vdekur 916 mijë të tjerë. /Telegrafi/