Telegrafi

Eksperti i gjykimit, Andujar Oliver: Goli i Vinicius Junior ishte i rregullt

Eksperti spanjoll i gjykimit, Juan Andujar Oliver ka folur rreth golit të fitores së Real Madridit ndaj Valladolidit të shënuar nga Vinicius Junior.

Real Madridi fitoi një ndeshje të vështirë ndaj Valladolidit me rezultat minimal 1-0 falë një goli të sulmuesit brazilian në mesin e pjesës së dytë.

Megjithatë, fillimisht kishte dyshime mbi pozicionin e brazilianit Vinicius Junior dhe protestat e mysafirëve nuk munguan.

Lexo po ashtu Real Madridi fiton me shumë vështirësi ndaj Valladolidit

Sulmuesi i Real Madridit pa topin të dilte nga një mbrojtës i Valladolidit para se të gjente rrjetën për të shënuar golin e fitores për nikoqirët.

Edhe pse lojtarët e Valladolidit protestuan duke bërë thirrje për pozitë jashtë loje, Juan Andujar Oliver shpjegon se si zyrtarët morën vendimin e duhur.

“Edhe pse pozicioni i brazilianit është jashtë loje, prekja e fundit e topit vjen nga një kundërshtar, Bruno Gonzalez për të qenë i saktë, gjë që lejon sulmuesin të shënojë”, ka thënë Andujar Oliver për Radio Marca. /Telegrafi/