Telegrafi

Eksperti i flokëve të shëndosha shpërndanë video rrëqethëse – nga koka e një vajze të re nxjerr mijëra morra

Një ekspert i flokëve të shëndosha ka shpërndarë një video rrëqethëse që po cilësohet si një prej rasteve më të rënda që ballafaqohet ky ekspert – ku mijëra morra u gjetën në flokët e një vajze të vogël.

Ekipi i quajtur The Lice Angels, publikoi videon në TikTok ku një vajzë që u filmua, i shihen flokët ngjyrë kafe të cilës derisa ia krehin i nxjerrin mijëra morra, transmeton Telegrafi.

Mjaftoi që t’ia spërkatin flokët me një preparat dhe pas krehjes së flokëve – t’i nxjerrin mijëra morra siç edhe mund të shihet në video.

Madje përdoruesit e kësaj platforme e kanë cilësuar videon si neveritëse, e disa tjerë flokët e vajzës i kanë krahasuar me “një kopsht zoologjik”.  /Telegrafi/

@theliceangels ⚠️⚠️5 YEARS OF LICE⚠️⚠️ link in my bio to order the best organic lice removal treatment #Fyp #Foryou #FY #Lice #parents #Foryoupage #Hair ♬ original sound – The Lice Angels