Site icon Telegrafi

Eksperti i ekonomisë, Lumir Abidixhiku aderon në LDK

Eksperti i ekonomisë, Lumir Abdixhiku tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa në një konferencë për media konfirmoi aderimin e Abdixhikut në këtë parti, raporton Telegrafi.

Mustafa tha se konceptet e Abdixhikut janë të ngjashme me ato të LDK-së për zhvillimin e vendit.

Ndërkaq, Lumir Abdixhiku tashmë pjesë e LDK-së tha se ndihet i lumtur që tash e tutje do të jetë pjesë e LDK-së dhe së bashku me këtë parti i ndajnë konceptet e njëjta për zhvillimin e vendit.

Abixhiku tha se politika nuk është çështje çmimesh, por rrugëtim i ri për zhvillimin e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version