Telegrafi

Eksperti analizon pse sistemi i ri i Arsenalit është ‘recetë katastrofale’ pas humbjes para-sezonale

Eksperti i njohur Mark Goldbridge thotë se treshja e mesfushës së Arsenalit, Declan Rice, Kai Havertz dhe Martin Odegaard është një recetë katastrofale. 

Ai ka analizuar lojën e Gunners pas humbjes në miqësoren ndaj Manchester United, duke thënë se Mikel Arteta zgjodhi një strategji të gabuar.

“Për Arsenalin, Rice, Havertz dhe Odegaard si mesfushë me tre është një recetë për katastrofë në Ligën Premier”, shkroi ai në Twitter.

Lexo po ashtu Maguire zbulon pse nuk ekzekutoi një penallti kundër Arsenalit - kishte të bënte me një incident në vitin 2020

“Nuk ka mbështetje të mjaftueshme në mbrojtje dhe do të habitesha nëse Arteta shkon me atë formacion kur ka nevojë”.

Odegaard, Rice dhe Havertz filluan së bashku për herë të parë në humbjen para-sezonale kundër Manchester United.

Arteta megjithatë është optimist se treshja do të koordinohet me kohën.

“Kur të luajnë 55 herë bashkë, do të jetë më mirë, do të rrjedhë më mirë, do të kuptohen më mirë dhe ne do të jemi më dominues”, ka thënë trajneri spanjoll pas ndeshjes. /Telegrafi/