Telegrafi

Eksperti amerikan thotë se ende nuk ka prova që artikujt ushqimorë transmetojnë coronavirusin

Nuk ka asnjë provë që sugjeron se COVID-19 mund të përhapet përmes ushqimit, ose në produkte që janë të mbyllura, thotë Dr. Stephen Hahn, komisioneri i Administratës amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA).

“Ne nuk kemi asnjë provë që virusi COVID-19, transmetohet nga ushqimi ose nga paketimi i ushqimit”, u shpreh Hahn.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telerafi, ende ekziston rreziku të kapni virusin në depo të ushqimeve, mirëpo, ka më shumë të ngjarë të infektoheni nga dikush që kollitet brenda dyqanit sesa të prekni sendet tuaja ushqimore.

Ekspertët sugjerojnë që të zvogëloni frekuencën e rrjedhave ushqimore, të mbani distancë të sigurt, larje rigoroze të duarve dhe masa të tjera për të qëndruar të sigurt.

Sa i përket dezinfektimit të sendeve tuaja, kjo gjithashtu mund të jetë e tepërt, sipas FDA./Telegrafi/