Site icon Telegrafi

Eksperti: 6 mijë shqiptarë hynë në Britani në dy muaj, përbëjnë 18 për qind të emigrantëve

Eksperti i integrimit, Andi Hoxhaj thotë se në dy muajt e fundit, rreth 6 mijë shqiptarë kanë hyrë në Britaninë e Madhe me varka të vogla apo gomone.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hoxhaj u shpreh se ka pasur një fluks të shtuar, por theksoi se shqiptarët përbëjnë 18 për qind të emigrantëve të ardhur në Britaninë e Madhe kohët e fundit.

Ai shtoi se pjesa tjetër e emigrantëve janë afganë dhe iranianë.

“Në dy muajt e fundit, shifrat tregojnë që gati 6 mijë shqiptarë kanë ardhur në Britaninë e Madhe me varka të vogla apo gomone dhe kjo ka pasur një impakt. Ka pasur një fluks të rritjes. Nëse e krahasojmë këtë periudhë me periudhën e vitit të kaluar, vetëm 23 shqiptarë kanë kaluar, kjo si shifër është bërë goxha e madhe dhe prandaj mediat e kanë trajtuar”, tha Hoxhaj.

“Emigracioni është pjesë e një debati më të gjërë në Britaninë e Madhe dhe në këtë rast janë edhe shqiptarët. Nëse do diskutojmë shifrat e shtetasve të huaj që kanë ardhur këto kohë, 18 për qind janë shqiptarë, pjesa tjetër janë afganë dhe iranianë. Shqiptarët në total janë 18 për qind, por ka pasur rritje kohët e fundit”, ka shtuar eksperti. /Euronews Albania/

Exit mobile version