Nëse ju ka rënë në sy të shikoni teksa parakalojnë në qilimin e kuq Nicole kimdan dhe Keith Urban përfundojnë duke shkëmbyer puthje.
Ata janë prej atyre çifteve të cilët nuk kanë frikë të tregojnë dashurinë, sidomos të shkëmbejnë puthje pasionante.
Eksperti i gjuhës trupore tani zbulon pse ata e bëjnë një gjë të tillë dhe çfarë do të thotë në të vërtetë.
Dyshja bashkëshortore me të vërtetë shfaqen emocionet e tyre, duke vepruar në forma të tilla para shumë të pranishmëve.
Psikologu dhe eksperti i gjuhës trupore, Lilian Voice tha për “Yahoo Lifestyle” se mënyra se si e duam veten është shumë indikative.
“Ajo ishte agresor në marrëdhënie. Kjo është mjaft e qartë se Nicole e do Keithin sikur mashkull, por edhe si bashkëshort. Urban është një person që e përkrah në të gjitha aspektet “, tha fillimisht Voice.
Dhe Pati Wood, gjithashtu një ekspert në komunikimet jo-verbale, thotë se është interesante se kjo është një traditë e vjetër për Kidman pasi të njëjtin e ka bërë edhe me Tom Cruise.
“Çifte të ndryshme kanë modele të ndryshme të sjelljes. Nicole vazhdimisht e prek në fytyrë Urbanin, e puth, i ledhaton flokët ndërsa ai vetëm shkrihet. Kur ju shikoni çdo pjesë të trupit, Keith tregon se ajo është gjëja më e vlefshme në botë”, tha ekspertja.
Theksojmë se dyshja është martuar para 12 vjetëve dhe se gëzojnë një jetë të shëndetshme dhe të hareshme. /Telegrafi/